Shërbime

KONSULENCË PËR KREDI

Kompania jone ka një përvojë 20 vjecare në asistimin e klientëve në marrjen e Kredisë. Ekspertët tanë ju ofrojnë:

  • – Konsulencë dhe informacion të përgjithshëm rreth interesave bankare.
  • – Përgatitjen e dokumentacionit.
  • – Asistence në negociatat me bankat për të ofruar kushte më të mira kontrate.
  • – Ndjekjen e procedurës nga faza e negocimit deri në aprovimin e vlerës financiare.

OPINION PARAPRAK I PRONES

Vlerësimi paraprak i prones tuaj nga njohuritë profesionale të ekspertëve te kompanisë sonë, ju jep një vlerë të perafërt të pronës dhe ju orienton për shumën e shitjes ose dhënies me qera të saj sa më afër tregut ekzistues. Ky shërbim i ofruar ju jep mundësinë per ditur vlerën e pronës tuaj në një kohë rekord dhe falas.

EKSPERTIZË PROFESIONALE

– Vlerësim Prone

Vlerësimi i pronës është percaktimi i vlerës së pronës sipas tregut, e llogaritur nga një vlerësues profesionist i kualifikuar.

Pse duhet të bëni Vleresimin e Prones?

KREDI è Në rastin e marrjes së kredisë, kredimarrësi duhet të ofroj një garanci, ose e thënë ndryshe një kolateral. Kolaterali është një lloj prone e paraqitur nga ana e klientit si një garanci ose siguri në lidhje me shlyerjen e ardhshme të kredisë. Vlerësimi i kësaj prone ose vlera aktuale e analizuar dhe nxjerrë nga një ekspert vlerësues, krijon hapsirën e nevojshme për miratimin e kredisë.

SHITJE/BLERJE è Opinion jonë i bazuar në 23 vite eksperiencë në tregun e pasurive të paluajtshme ju ndihmon për të analizuar cmimin ideal të shitjes ose blerjes së një objekti. Analiza bazohet në:

  • – Analizën e objektit në strukturë, rifinitura dhe mobilim
  • – Analizën e urbanistikes dhe demografisë së zonës
  • – Analizën e cmimeve të tregut të pasurive të paluajtshme për kategorine e pronës bazuar në databazen tone dhe referencat e tregut aktual.

PLAN RILEVIMI

Bazuar në Ligjin Nr. 33/2012 të Nenit 78 dhe 83, Rilevim është matja topografike e cila sjell përcaktimin e kufijve të një pasurie të paluajtshme. Ndërsa Plan Rilevimi është dokumenti që tregon paraqitjen hartografike të një sipërfaqeje të kufizuar të tokës, në përputhje me rregullat dhe standardet zyrtare për krijimin e hartës kadastrale.

Pse duhet të bëni një Plan Rilevimi?

  • – Për të marrë leje ndërtimi
  • – Regjistrim hipotekor
  • – Ndarje/Bashkim pasurie
  • – Percaktim kufinjsh

EKSPERTIZË MJEDISORE

Ekspertiza mjedisore lidhet ngushtë me përcaktimin e kushteve te mjedisit për ndertimet të reja, si dhe për zhvillimin e aktiviteteve prodhuese dhe komerciale në objekte ekzistuese.

Ne ofrojmë studime të ndryshme për identifikimin e rreziqeve të mundshme mjedisore, verifikimin shkencor të këtyre rreziqeve si dhe zgjidhjen më optimale për të minimizuar ndikimin ne mjedis.

EKSPERTIZË GJYQËSORE

Në rast bashkëpronësie apo kërkese për ndarjen e pasurisë, realizohet ekspertiza dhe plani i rilevimit. Keto dokumenta krjohen në bazë të matjeve në terren dhe punimit topografik. Të gjitha kategoritë e sherbimeve që ne ofrojmë shoqërohen me analizën e dokumentave ligjore dhe teknike të origjinës së pronës.

  • – Ndarje Pasurie
  • – Përcaktim Kufinjsh
  • – Mbivendosje Pronash
  • – Vlera Shpronësimi

Compare listings

Compare
Hap bisedën
1
Jemi në linjë
Përshëndetje! Si mund t'iu ndihmojmë?